Tjetër rast tentative për fotografim të votos në Vlorë, shpallet në kërkim 54 vjeçari

Procesi i votimit po shkon drejt fundit, ku jemi vetëm 2 orë e 30 minuta nga mbyllja e qendrave të votimit. Nuk kane munguar incidentet të cilat kalojnë ato të 2017.

Në Vlorë dyshohet se një 54 vjeçar ka tentuar të fotogragojë votën, por është bllokuar dhe është shpallur në kërkim nga Policia.

Vlorë

Më datë 25.04.2021, rreth orës 13:18, është marrë njoftim nga Komisioni i Qendës së Votimit Nr. 4498/1, e cila ndodhet në konviktin e shkollës Industriale “Pavarsia”, pasi nga anëtarët e Komisionit është konstatuar një shtetas që po fotografonte votën e tij.

Me vendimin Nr. 1 të datës 25.04.2021, të Qendrës së Votimit, është kërkuar ndihma e Policisë së Shtetit.

Pas marrjes së vendimit, shërbimet e Policisë së DVP Vlorë kanë hyrë brenda qendrës dhe nga kryerja e veprimeve të para, shtetasi Sh. T., pas rregjistrimit dhe marrjes së fletës së votimit, dyshohet se ka fotografuar votën e tij dhe ky veprim është parë nga anëtarët e Komisionit, por ka mundur të largohej nga qendra e votimit.

Shtetasit SH. T. i është bllokuar fleta e votimit dhe në vijim të veprimeve nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Vlorë u bë shpallja në kërkim policor e shtetasit Sh. T., 54 vjeç, për veprën penale “Shkelja e fshehtësisë së votës”.


Shtuar 25.04.2021 16:25