Shqiptarët flenë si “endacakë” korridoreve, pamjet të trishta në tragetin Bari-Durrës (VIDEO)

Videoja që shihni më poshtë është nga një target Bari-Itali, ku duken emigrantët shqiptarë që flenë në korridore. Kjo situatë është krijuar pasi shqiptarët nuk kanë mundësi të paguajnë biletën bashkë me dhomë për shkak të çmimeve shumë ta larta.

Udhëtimi nga Bari i Italisë në Durrës zgjat të paktën 12 orë dhe është e pashmangshme që udhëtarët të mos flenë, sidomos nëse udhëtimi bëhet gjatë orëve të natës.

Çmimet e bileta bashkë me dhomë variojnë nga 120 euro e lart, ndërsa pa dhomë 80 euro./albeu.com


Shtuar 5.08.2021 09:48