Shqiptarët e vrarë në Athinë, zbulohet roli i gruas që u vu në pranga

Policia greke ka dala me një deklaratë zyrtare në lidhje me ngjarjen e rëndë që ndodhi mbrëmjen e djeshme Athinën.

Një përplasje me bandave shqiptareve solli 3 te vdekur, ndërkohë që dyshohet se përplasja ka ardhur për shkak të pazareve të drogës.

Deri më tani janë sekuestruar dy pistoleta, tre makina dhe një motoçikletë, ndërsa është arrestuar një 43-vjeçare, e cila më parë ishte dënuar për prostitucion dhe pesë persona janë marrë në pyetje.

Sipas policisë greke, mbrëmjen e djeshme në zonën e Patisias, një shtetas 48-vjeçar duke drejtuar një makinë, me pasagjere një shtetase 43-vjeçare, ka qëlluar me armë në drejtim të një grupi personash duke goditur me makinë edhe njërin prej tyre, 23 vjeç.

Më pas shtetasja 43-vjeçare ka marre drejtimin e mjetit duke goditur sërish 23-vjeçarin, ndërsa 48 vjeçari është arratisur në këmbë dhe nën kërcënimin e armës, i ka marrë makinën një personi që kalonte aty dhe është nisur drejt zonës së Axarnin.

Më pas autori ka kryer një grabitje me armë në një pikë karburanti, në Avenue Dimokratis. Duke dalë nga dyqani, ai është pikasur nga oficerët e policisë, të cilët kanë tentuar ta kontrollojnë. 48-vjeçari ka qëlluar drejt tyre duke plagosur njërin në gjoks dhe këmbë dhe të dytin në këmbë. Në këtë kuadër, policia i është kundërpërgjigjur zjarrit duke e qëlluar për vdekje./albeu.com