“E çova në shtëpi direkt”, habit Elhaida Dani, tregon rrogën e saj të parë

E ftuar në “ A live night”, këngëtarja Elhaida Dani ka kujtuar fillimet e saj të para në muzikë, por natyrisht edhe rrogën e parë që ka marrë. Ka qenë vetëm 40 mijë lekë të vjetra, të cilat i ka dërguar në shtëpi menjëherë pasi i ka marrë.

“Isha 14 vjeçe kur këndova për herë të parë. Mbaj mend rrogën, 40 mijë lekë te vjetra i çova në shtëpi direkt, akoma më kujtohet. Kur mora pjesë në “Ethet e së premtes”, ngjitem në skenë, këndoj para jurisë dhe kaloj fazën e parë. Aty u ndez zjarri, mësuesit e morën vesh, familja më mori seriozisht që ishte diçka e mirëfilltë. Fillova ta kuptoja, uau nuk është ëndërr, mundem, erdha në Tiranë, ishte gjysmë finale, kush e kalonte do kalonte ne fazën finale. Këndoj një këngë “I have nothing”, nuk dija teknikat, ishte gjithçka emocionale. Dridhesha në skenë dhe nuk kalova. Ishim në makinë me mamin dhe babain kur mora vesh që nuk jam kualifikuar kam qarë nga Tirane në Shkodër. Thoja s’do dal më në skenë, nuk do këndoj kurrë ka mbaruar ai muhabet. Mami e babai më kanë mbështetur. E kisha ndarë mendjen që nuk do këndoja më, por pas disa ditës erdhën stafi i “Star Akademi”. Mora sigurinë që okay mund të jem këngëtare, audicionet shkuan shumë mirë, derisa u shpalla fituese e këtij kompeticioni“, ka rrëfyer këngëtarja.

Kujtojmë se artistja ka fituar edhe “The Voice of Italy” disa vite më parë.

Shtuar 3.07.2022 16:21