Shqipja do shfuqizohet si gjuhë zyrtare në RMV? Elisa Spiropali: Cenohet identiteti ynë, të zbatohet marrëveshja e Ohrit

Në prag të vendimit të Gjykatës Kushtetuese në Maqedoni, për një kërkesë për shfuqizimin e gjuhës shqipe si gjuhë e dytë, Tirana zyrtare ka kërkuar zyrtarisht që ligji që është në fuqi të zbatohet plotësisht.

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, tha gjatë një konference të përbashkët për shtyp me homologun e saj maqedonas, Afrim Gashi, se cenimi i gjuhës shqipe cenon identitetin e shqiptarëve, teksa shtoi se kjo çështje duhet të zgjidhet sipas marrëveshjes së Ohrit.

Të lidhura

None found

“Ne presim me besim dhe shpresojmë që të zbatohet plotësisht ligji për gjuhët. Gjuha shqipe është e shenjtë dhe ka të bëjë me thelbin e identitetit tonë.

Cenimi i saj në çdo formë dhemb shumë dhe cenon identitetin tonë që ne afrojmë në këtë botë të madhe, si vlerën tonë njohim dhe mirëkuptojmë shqetësimet për ndryshimet e mundshme varësisht vendimit të pritshëm të Gjykatës Kushtetuese, por presim që kjo të ketë zgjidhje sipas klimës që dikton marrëveshja kuadër e Ohrit”, shprehet Spiropali.


Shtuar 23.09.2024 12:38