Shqipëria sekuestroi 2.7 milionë € të pa deklaruara në kufi! BE ofron skanera e qen të trajnuar për kontrollin e bagazheve

Sekuestrimi i një totali prej 2.7 milionë eurosh të pa deklaruara në pikat kufitare të vendit vitet e fundit, ka shërbyer si një sinjal alarmi për marrjen e masave kundër këtij fenomeni.

Bashkimi Evropian, Këshilli i Europës dhe Qeveria gjermane po ndihmojnë Shqipërinë në luftën kundër kalimit të shumave monetare të pa deklaruara në kufi.

Gjatë prezantimit të fushatës ndërgjegjësuese “Po udhëton me 10,000 Euro me vete? Deklaro!”, shefi i sektorit të bashkëpunimit në delegacionin e BE-së në Shqipëri Huper Pej tha se po punohet për të forcuar sistemet e kontrolleve.

Eksperti i Projektit EU4FOCAL, L. Javier Agud Sanchez teksa tha se dogana dhe policia kufitare luajn rol kryesor në marrjen e masave parandaluese.

Përfaqësues të Këshillit të Evropës dhe Qeverisë Gjermane, apeluan për ndërgjegjësimin e qytetarëve për të deklaruar në kufi shumat bashkë me origjinën e tyre në rast se lëvizin me më shumë se 10 mijë euro, pasi për këtë tashmë ofrohet edhe formulari i gatshëm online.


Shtuar 11.12.2023 17:26