Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi ishte i pranishëm në konferencën e 43-të e shefave të Policisë së Kryeqyteteve Evropiane në Tiranë. Çuçi e konsideroi formunin një mundësi të shkëlqyer për të biseduar se si mund të bashkëpunojnë për t’i shërbyer shqiptarëve.
Ai theksoi se shqipëria ka një kontribut jo të pakët në sigurinë e Evropës, made sipas tij, kontribut real dhe të matshëm edhe në sigurinë e BE-së.
Çuçi: Këtë nëpërmjet pjesëmarjes aktive në operacione të përbashkëta policorfe. Shqipëria është i pari vend që nëshkroi marrëveshjen me Agjencinë e Rojës Bregdetare. Dihet gjithashtu fakti se ne e kemi kaluar fazën kur vetëm shkëmbenim informacione me partnerët tanë. Sot jemi pojesëmarrës aktivë dhe me rol drejtues në operacione ndërkombëtare për goditjen e grupeve kriminale.
Minsitri theksoi se kjo është një dëshmi e besimit që është krijuar nga partnerët evropianë te Shqipëria.
Çuçi: Krimi i organizuar nuk njeh vend dhe pasaportë. Një fenomen i tillë mund të luftohet vetëm nëse bashkojmë forcat. Policia e Shtetit shqiptar është sot një nga institucionet më të besueshme nga pulbiku. Ne jemi të ndërgjegjshëm që rritja e bashkëpunimit krijon dhe risqe të reja që lidhen me sigurinë. Krimi kibernetik po sfidon cdo ditë agjencitë tona ligjzbatuese dhe po cenon sigurinë e shqiptarëve. As policia nuk ishte imune ndaj këtyre sulmeve. Ndaj kemi nisur një fazë të re të investimeve në fushën kibernetike.