Shqipëria ngjitet në renditjen e FIFA-s, Kosova në rënie të lirë, kreu nuk ndryshon

Shqipëria është ngjitur në renditjen e FIFA-s pas 4 pikëve në dy sfidat e fundit ndaj Republikës Çeke dhe Polonisë.

Kombëtarja tashmë renditet në vendin e 62-të. Me tre ndeshje të tjera në dispozicion, edhe miqësoret, Shqipëria ka ende shanse të përmirësojë pozicionin e saj në renditjen e FIFA-s.

Rivali tjetër i Shqipërisë në Grupin E, Republika Çeke pozicionohet në vendin e 37-të.

Ndërkohë Kosova ka humbur dy pozicione duke u renditur në vendin e 111.

Kreu në renditjen e FIFA-s mbahet nga Argjentina, ndjekur nga Franca dhe Brazili.

 


Shtuar 21.09.2023 12:03