Tregu shqiptar i fluturimeve ka pësuar rritjen më të madhe në vitin 2023, duke prekur rekord prej 7.26 milionë pasagjerëshme ose rritje me 117.4 për qind, ndërkohë edhe Kosova radhitet ndër vendet e para që ka pasur rritje fluturimeve me 44.3 për qind, krahasuar me vitin 2019.
Përgjatë vitit që lamë pas ishin 23 kompani të cilat fluturonin nga Rinasi apo drejt tij, përgjatë gjithë vitit, si dhe 15 kompani ajrore turistikë dhe çartera që zhvilluan operacionet e tyre gjatë stinës së verës. Piku i sektorit ajror ishte javët e fundit të dhjetorit 2023 me 80 fluturime ditore.
Ndërkohë, mësohet se një numër prej 3 milionë udhëtarësh në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari” ishte arritur në muajin nëntor për të shënuar më pas 3.424.883 udhëtarë në fundvit, apo një rritje prej 14,37 % krahasuar me vitin paraprak dhe 23 278 fluturime apo 7.5% më shumë se sa në vitin 2022.
Sipas Këshillit Evropian të Aeroporteve ambiciet për të zhvilluar sektorin e turizmit, po sjellin bashkëpunime te reja mes Aeroportit të Tiranës, ku në muajt në vijim pritet të nisin operacionet e tyre kompani si “Air France” dhe “Iberia”. Ndërkohë që kompania irlandeze Ryanair do të rrisë numrin e destinacioneve të saj nga Tirana në 22 të tilla.
Nga ana tjetër, ashtu si dhe në shkëmbimet tregtare drejt vendeve europiane, Italia duket se do të mbetet destinacioni dominues. 3.1 milionë pasagjerë udhëtuan drejt dhe nga Aeroporti i Tiranës për vitit 2023.