Shqipëria kalon e para në finalen e madhe, Albina dhe familja Kelmendi spektakël në Eurovision (VIDEO)

Shqipëria ka kaluar për në finale e madhe të Eurovision 2023.

Albina Kelmendi dhe familja e saj siguruan votat e nevojshme për fazën tjetër të spektaklit që këtë vit mbahet në Liverpul.

Kënga “Duje” mori duartrokitje dhe brohorima, ndërsa performanca ishte e kuruar deri në detaj.

Përfaqësuesit e vendit tonë u ngjitën në skenë të 14-ët, nga 16 performanca në total.

Nga nata e parë e Eurovizionit, në finale shkuan Norvegjia, Serbia, Portugalia, Kroacia, Zvicra, Izraeli, Moldavia, Suedia, Çekia dhe Finlanda.

Nga nata e dytë finalistët e tjerë janë Qipro, Estonia, Belgjika, Austria, Lituania, Polonia, Australia, Sllovenia, Armenia.


Shtuar 11.05.2023 23:03