“Shqipëri o nëna ime”, nis festa kuqezi në Moldavi, në prag të ndeshjes me Kombëtaren (VIDEO)

Në prag të ndeshjes së Shqipërisë me Moldavinë, tifozët kuqezi kanë nisur festën në Kishinjev.

Kjo përballje pritet të sjellë kualifikimin zyrtar të Kombëtares së Sylvinhos në Euro 2024. Tanimë kryeqyteti moldav është kthyer në një “Shqipëri të vogël”, me tifozët tanë që kanë nisur festën me këngë patriotike dhe valle, ku nuk mungon flamuri kuqezi.

Gjermania është vetëm një pikë larg, por djemtë e Kombëtares synojnë fitoren, për të vijuar me suksese dhe me kryesimin e grupit E, që e kemi dominuar me meritë.

Formacioni i shqiponjave do të jetë ai i fitores 3-0 kundër Çekisë, me ndryshimin e vetëm në qendër të mbrojtjes. Repart kur Ardian Ismajli rimerr postin e titullarit përkrah kapitenit Berat Gjimshiti, duke zëvendësuar Arlind Ajetin e dëmtuar.

“Stadionul Zimbru”, me një kapacitet prej 10.500 tifozësh, është “sold-out”. Tifozët vendas ëndërrojnë fitoren për të mbajtur gjallë shpresat e kualifikimit.


Shtuar 17.11.2023 16:22