Të gjitha rrugët e Tiranës janë veshur kuqezi, pasi vetëm pas pak do të luhet sfida mes Shqipërisë dhe Çekisë e vlefshme për eleminatoret e kampionatit Europian “Gjermani 2024”.
Siç shihet edhe në videon tifozët kuqeznj kanë elektrizuar rrugët e Tiranës, me këngë patriotike dhe me thirrje mbështetëse për kombëtaren e Shqipërisë.
Kujtojmë që një fitore mbrëmjen e sotme do të thotë 99% kualifikim për në Euro 2024, pasi në dy ndeshjet e ardhshme ajo me Moldavinë dhe me Ishujt Faroe do të na duhej vetëm 1 barazim.