Shpërthimi në minierën e qymyrit në Siberi, mbi 50 viktima deri tani

Të paktën 52 persona kanë vdekur pas një shpërthimi në një minierë qymyri në Siberi.

Shpërthimi u shkaktua nga një rrjedhje gazi metani rreth 250 metra nën tokë.

Flakët dhe tymrat toksikë mbushën minierën Listvyazhnaya në rajonin e Kemerovës, duke detyruar ndalimin e kërkimeve për të mbijetuarit.

6 nga të vdekurit ishin shpëtimtarë dhe të gjithë 52 personat vdiqën nga helmimi me monoksid karboni.

Gjithsej 285 persona ndodheshin në minierë në momentin e shpërthimit dhe 239 minatorë u nxorën me sukses në sipërfaqe.

Shpërthimi i së enjtes ishte aksidenti më vdekjeprurës i miniserave në Rusi që nga viti 2010, kur dy shpërthime metani dhe një zjarr vranë 91 njerëz.

Një hetim penal për shpërthimin filloi dhe zyrtarët thonë se menaxheri i minierës, së bashku me dy drejtues të lartë, janë arrestuar.

Presidenti Vladimir Putin ka shprehur ngushëllimet e tij për familjet e viktimave dhe në rajon është shpallur tri ditë zie./albeu.com


Shtuar 26.11.2021 09:18