Shpërthim në një minierë qymyri në Iran, 19 viktima dhe 17 të plagosur

Një shpërthim gazi në një minierë qymyri në provincën e Khorasanit Jugor të Iranit vrau të paktën 19 persona dhe la 17 të plagosur.

Sipas televizionit shtetëror iranian, 30 persona ende të bllokuar në minierë, shkruan Reuters.
Aksidenti u shkaktua nga një shpërthim gazi metani në blloqet B dhe C të minierës së drejtuar nga kompania Madanjoo, thotë TV shtetëror.

Numri i përgjithshëm i punëtorëve në blloqe në momentin e shpërthimit ishte 69.

Media shtetërore iraniane tha se shpërthimi ndodhi të shtunën në orën 21:00.


Shtuar 22.09.2024 08:45