Shpërthim i fuqishëm në urën që lidh Rusinë me Krimenë

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur mëngjesin e së shtunës në urën që lidh Rusinë me Krimenë.

Sipas informacioneve, një rezervuar karburanti i një treni që kalonte ka marrë flakë.

Trafiku dhe shërbimet e trenave u ndërprenë, me mediat ruse që raportuan një aksident.

Deri më tani nuk dihet nëse ka viktima, ndërsa nuk dihen shkaqet e aksidentit.

Ura është një nga investimet më të mëdha në infrastrukturë të Moskës në gadishullin e pushtuar./albeu.com/