EMRI/ Shpërthen bombola e gazit në Koplik, dëmtohet rëndë e zonja e shtëpisë, niset drejt Tiranës

Mëngjesin e sotëm në një shtëpi në Koplik ka shpërthyer një bombol gazi. Nga shpërthimi është lënduar rëndë shtetasja Sadete Kukaj, e cila është nisur drejt Tiranës për mjekim të specializuar.

Nga shpërthimi është shkrumbur gjithçka në katin e parë.

Në vengjarje kanë mbërritur efektivet e repartit zjarrfikës të cilët kanë shuar menjehëre flakët. Ndërkohë, shtetasja Sadete Kukaj ka qenë me familjen në shtëpi në momentin kur ka rënë zjarri dhe ka marre demtime të rënda në trup./albeu.com


Shtuar 7.07.2021 09:16