Sot, në Krujë, ka shpërthyer një bombol gazi në një banesë në fshatin Miliksa. Policia bën me dije se banesa është djegur plotësisht, ndërsa raporton se nuk ka dëme në njerëz.
Njoftimi i policisë:
Krujë/Informacion paraprak
Rreth orës 12:00, në fshatin Miliska, Krujë, në banesën e shtetasit N. P., ka rënë zjarr për shkak të shpërthimit të bombolës së gazit.
Si pasojë është djegur plotësisht banesa. Nuk ka dëme në njerëz.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe zjarrëfikëset, të cilët bënë të mundur fikjen e zjarrit.