Policia e Tiranës ka goditur 2 raste të shpërndarjes së lëndëve narkotike, heroinë dhe kanabis, në doza dhe ka arrestuar autorët e dyshuar.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Tiranë, në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, mbështetur dhe nga informacionet policore të siguruara, se shtetas të ndryshëm shpërndanin lëndë narkotike në kryeqytet, kanë vijuar kontrollet për identifikimin, kapjen dhe arrestimin e tyre.
Si rezultat, u goditen 2 raste të kësaj veprimtarie kriminale dhe u arrestuan në flagrancë shtetasit:
– J. V., 30 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën 30-vjeçarit, një sasi lënde të dyshuar narkotike heroinë që u sekuestrua në cilësinë e provës materiale;
– D. Z., 22 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik dhe në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa. Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se 22-vjeçari, pasi siguronte lëndën narkotike, e shiste atë në zona të ndryshme të Tiranës.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.