Policia Rrugore e Tiranës ka vijuar kontrollet në të gjitha akset rrugore, për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave të qarkullimit që janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore si dhe për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, në kryeqytet.
Si rezultat i kontrolleve janë arrestuar dhe proceduar 19 shtetas për drejtim automjeti për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.
-Gjatë javës që lamë pas janë vendosur 10,641 masa administrative, disa prej tyre:
-Janë vendosur 85 masa administrative, për xhama të errësuar;
-Janë vendosur 476 masa administrative, për shpejtësi mbi normat e lejuara;
-Janë vendosur 801 masa administrative, për përdorim të aparatit celular gjatë drejtimit të mjetit;
-599 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për mosdhënie përparësie këmbësorëve, në vija të bardha;
-638 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për mosvendosje të rripit të sigurimit;
-Janë vendosur 716 masa administrative, për mosvendosje të kaskës mbrojtëse, nga drejtuesit e motomjeteve;
-Janë bllokuar 9 automjete./Albeu.com/