Shpalli kampion Lille dhe u largua, Galtier zbulon mesazhin e De Laurentis: Napoli po më thërret

Christophe Galtier dha dorëheqjen nga Lille sot pasi i shpalli këta të fundit kampin pas një dekade, shkruan Albeu.com.

Tani Galtier është favoriti kryesor për të udhëhequr ekipin e Napolit për sezonin e ardhshëm.

Alternativat mbeten edhe ato të Luciano Spalletti dhe Simone Inzaghi, tani shumë afër largimit nga Lazio.

“Tre klube më kanë bërë oferta, të cilat më interesojnë: Lyon, Nice dhe Napoli. Ekipi italian është një mundësi. Napoli është i interesuar për mua, por edhe për trajnerë të tjerë. Ata më thirrën këtë mëngjes. Nuk është se nuk u përgjigja, por kur mora mesazhin isha me presidentin e Lille dhe i thashë Olivierit: “Epo, sapo mora një mesazh urimi nga Napoli për titullin tonë. E imja nuk do të jetë kurrë një zgjedhje financiare. Po të kisha zgjedhur anën ekonomike, nuk do të isha më në Evropë ”. /albeu.com/

Shtuar 25.05.2021 09:05