Shorti i Kupës i Shqipërisë, mësohen dy çiftet gjysmëfinaliste

Federata Shqiptare e Futbollit hodhi shortin për fazën gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë 2022/2023. Ndeshjet e kësaj faze të luhen më datat 26 prill dhe 11 maj, ndërkohë që finalja e madhe do të luhet më datën 1 qershor 2023.

VLLAZNIA-EGNATIA

TIRANA-TEUTA

Vllaznia vjen në këtë fazë pasi ka fituar në dy edicionet e fundit trofeun e Kupës së Shqipërisë, ndërsa në total numëron 8 kupa të fituara. Gjysmëfinalistja tjetër Tirana mban edhe rekordin, duke u shpallur 16 herë fituese e Kupës së Shqipërisë, kurse Teuta e ka fituar 4 herë kupën.

Egnatia është e vetmja nga katër gjysmëfinalistet që nuk e ka fituar asnjëherë më parë këtë trofe dhe do të tentojë ta bëjë të vetën.