Shorti i Conference League, Fiorentina me fat, shmang ekipet më të forta

Është hedhur në Nyon të Zvicrës edhe shorti për fazën çerekfinale në Conference Leagues, teksa goglat kanë dhuruar përballjen e Fiorentinës me polakët e Lech Poznan.

Anglezët e West Ham United do të sfidojnë belgët e Gent, ndërsa Anderlecht do të ketë një “mini-derbi” me Az Alkmaar. Çifti i fundit çerekfinalist do të jetë ai mes francezëve të Nice me zviceranët e Basel.

Çiftet çerekfinaliste

Lech Poznan – Fiorentina
Gent – West Ham

Az Alkmaar – Anderlecht
Nice – Basel

 

 

Është hedhur gjithashtu edhe shorti për çiftet gjysmëfinale, ku shmanget sërish përballja mes West Hamit dhe Fiorentinës, dy skuadrat më të forta në letër, të cilat nuk do të takohen rrugës, përveçse në finale, nëse ia dalin.

Gjysmëfinalet

Lech Poznan/Fiorentina – Nice/Basel
Gent/West Ham – Az Alkmaar/Anderlecht