Lufta në Ukrainë bën bashkë qeverinë dhe opozitën polake, dy politikanët zgjidhin mosëmarrëveshjet që kishin prej vitesh

Udhëheqësi i partisë në pushtet polak, Jaroslaw Kaczynski dhe anëtari i partisë opozitare Radek Sikorski kanë zgjidhur një mosmarrëveshje të gjatë duke rënë dakord të paguajnë 50,000 zloty ose 11,500 dollarë si një donacion për të mbështetur ushtrinë e Ukrainës.

Kaczynski ishte urdhëruar t’i paguante Sikorskit më shumë se 162,000 dollarë në një rast shpifjeje për komentet që ai bëri për Sikorskin në vitin 2016 në lidhje me rrëzimin e avionit të vitit 2010 pranë Smolensk, Rusi, që vrau vëllanë e tij  dhe 95 të tjerë. Sikorski ishte ministër i Jashtëm në kohën e fatkeqësisë dhe tani është anëtar i Parlamentit Evropian dhe një kritik i hapur i qeverisë.

Të lidhura

None found

Associated Press raporton se Kaczynski tha se dënimi i gjykatës ishte aq i lartë sa ai do të duhej të shiste shtëpinë e tij për ta paguar atë, dhe Sikorski u përgjigj duke thënë se ai besonte “se dënimet për shpifje duhet të jenë të rënda, por jo shkatërruese”.

Të dy ranë dakord që shuma më e vogël t’i dhurohej Ukrainës dhe Sikorski tha se e pranoi atë formë faljeje, duke u shpreur i kënaqur që u gjet një zgjidhje patriotike.

“Sot Ukraina po lufton për pavarësinë dhe lirinë e saj, por edhe për sigurinë tonë. Ne e mbështesim dhe do ta mbështesim. Meqenëse pagesa për të mbështetur fondin për Forcat e Armatosura të Ukrainës mbyll mosmarrëveshjen time të diskutueshme me Sikorski, unë e bëj këtë me kënaqësi”, Kaczynski.


Shtuar më 1.02.2023 15:28

kumar siteleriBursa Escortkumar sitelerijojobetgüvenilir bahis sitelerigüvenilir bahis siteleriyasal bahis sitelerigrandpashabetjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişcasinofast güncel girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişUltrabetonline notaryjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişxbahisjojobetjojobet giriş