Mësohet se mes personave të shoqëruar në kuadër të operacionit të SPAK është dhe Ilir Bajri dhe Safet Bajri alias (Rustemi), dy drejtues të rëndësishëm të grupit “Bajri” në Shkodër.
Safet Bajri, disa muaj më parë u lirua nga burgu i Kosovës në Lushnjë pas përfudimit të një dënimi me 9 vite burgim të dhënë nga drejtësia Belge.
Fillimisht Safet Bajri u arrestua në 22 shtator të 2018 bashkë me 10 persona të tjerë në kuadër të operacionit policor të koduar “Oaz”. Por akuzat për vrasje për të u rrëzuan duke u dënuar vetëm për akuzën e “Organizimit të lojrave të fatit”.
Por ai që do e mbante disa vite në burg, Safet Bajrin ishte pikërisht një vendim dënimi për shfrytëzim prostitucioni të dhënë nga Drejtësia Belge.
Gjatë operacionit “Oaz” është arrestuar në 2018 dhe Ilir Bajri, i cili më pas u dënua për “Mbajtje pa lejë të armëve” dhe “Organizim i lojrave të fatit”.