Një makinë Në Tiranë, mëngjesin e sotëm është shkrumbuar plotësisht nga flakët në zonën e rrethrrotullimit në Selitë.
Zjarri dyshohet se ka rënë për shkak të një defekti teknik, ndërsa dëmet kanë qenë vetëm materiale.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Me datë 14.02.2022, rreth orës 07:45, te rrethrrotullimi në Selitë, ka marrë flakë në lëvizje e sipër dhe është djegur plotësisht, mjeti me drejtues shtetasin M. B., dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale.
Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit./albeu.com