Shkrumbohet nga flakët automjeti në autostradën Tiranë-Durrës (FOTO LAJM)

Një automjet është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm në autostradën Tiranë-Durrës.

Ashtu sikundër mund të shihet dhe nga pamjet e siguruara nga Albeu.com mjeti tip Smart është djegur në hyrje të autostradës.

Kanë qenë kalimtarët e rastit të cilët janë përpjekur fillimisht të neutralizojnë flakët.

Paraprakisht nuk raportohet për të lënduar teksa policia dhe zjarrfikësja janë nisur drejt vendngjarjes./albeu.com

Njoftimi

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 23.06.2021, rreth orës 09:45, tek mbikalimi i Casa Italias, me drejtim lëvizje Tiranë-Durrës, ka marrë flakë në lëvizje mjeti me drejtuese S. E., 33 vjeçe, ku ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e rrethanave të ngjarjes.


Shtuar 23.06.2021 09:54