Mbi 900 mijë vaksinime të kryera, Manastirliu: Vijojmë pa u ndalur me planin kombëtar të vaksinimit

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, ka publikuar një video ku shihen qytetarët të cilët po vaksinohen me vaksinat antiCovid.

Manastirliu shkruan se janë mbi 900 mijë vaksinime të kryera ndërkohë që thotë se plani kombëtar i vaksinimit do të vijojë pa u ndalur derisa qytetari i fundit të jetë vaksinaur.

Postimi i ministres Manastirliu:

Mbi 900 mijë vaksinime të kryera, më shumë jetë të mbrojtura nga Armiku i Padukshëm

#VIJOJMË pa u ndalur me planin kombëtar të vaksinimit dhe nuk do të ndalemi, derisa qytetari i fundit të jetë vaksinuar

#ShqipëriaBuzëqesh

#SkaKohëPërPushim./albeu.com


Shtuar 23.06.2021 09:50