Aksident i rëndë në Kamëz, makina përplas për vdekje 30 vjeçarin që po udhëtonte me motor

Një aksident me vdekjen e një shtetasi ka ndodhur në Tiranë në në bulevardin “Blu”.

Mësohet se shtetasi me inciale F.H, 30-vjeç. 30-vjeçar ka humbur jetën pasi teksa po udhëtonte me një motorr është përplasur nga automjeti me  drejtues shtetasin me iniciale R. M, 25 vjeç.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Tiranë/Informacion paraprak

Me datë 22.07.2021, në bulevardin “Blu” mjeti me drejtues shtetasin R. M., rreth 25 vjeç, është përplasur me mjetin motorr me drejtues shtetasin F. H., rreth 30 vjeç. Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën drejtuesi i motorrit shtetasi F. H.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.


Shtuar 22.07.2021 08:10