Një autobus i transportit interurban është përfshirë nga flakët ditën e sotme në qytetin e Lushnjës pranë rrethrrotullimit të Savrës.
Bëhet me dije se autobusi i përket linjës së udhëtimit Tiranë-Skrapar, ndërsa bëhet me dije se zjarri dyshohet se ka ndodhur si pasojë e një shkëndije elektrike në pjesën e motorrit.
Sakaq, bëhet me dije se nuk ka njerëz të plagosur pasi shoferi ka nxjerrë jashtë mjetit menjëherë pasagjerët pasi ka parë tymin.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 14:40, në vendin e quajtur “Rotondo e Savrës”, dyshohet se si pasojë e një shkëndije elektrike në pjesën e motorrit, ka marrë flakë gjatë lëvizjes, automjeti tip autobus, me drejtues shtetasin A. T.
Nuk ka dëme në njerëz.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të rënies së zjarrit./albeu.com