Situata vijon të jetë e tensionuar në Banjskë të Zveçanit pasi agresorët po qëndrojnë ende brenda manastirit.
Sipas medieve kosovare, deri tani kanë mbetur të vrarë 3 terroristë kurse gjashtë të tjerë janë plagosur.
Brenda manastirit vazhdojnë të qëndrojnë 49 anëtarë të grupit kriminal.
Kujtojmë se sot në orët e hershme të mëngjesit, një grup i organizuar dhe i armatosur ka hapur zjarr ndaj pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, ku si pasojë një polic ka humbur jetën dhe dy të tjerë kanë mbetur të lënduar.