Shkon në 150 numri i avionëve të Kinës që kanë hyrë në zonën e mbrojtjes ajrore të Tajvanit

Tajvani i ka kërkuar Pekinit të ndalojë veprimet provokative të papërgjegjshme, pasi një numër rekord avionësh luftarakë kinezë hynë në zonën e tij të mbrojtjes ajrore.

Inkursioni i së hënës shënon ditën e katërt me radhë të ndërhyrjeve nga avionët kinezë, me pothuajse 150 avionë të dërguar në zonën mbrojtëse të Tajvanit në total.

Disa analistë thonë se fluturimet mund të shihen si një paralajmërim për presidentin e Tajvanit përpara ditës kombëtare të ishullit.

Pekini e sheh Tajvanin si një provincë të shkëputur. Sidoqoftë, Tajvani demokratik e sheh veten si një shtet sovran.

Tajvani ka raportuar për më shumë se një vit se forca ajrore e Kinës ka fluturuar vazhdimisht aty pranë./albeu.com


Shtuar 5.10.2021 08:22