Shkoi të verifikonte firmat e delegatëve të PD, flet Agron Shehaj: Kuvendi legjitim! Jam i detyruar të shkoj

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj, ka reaguar pas verifikimit të fletëve të votimit dhe firmave të delegatëve.

Sipas tij, 98% e pjesëmarrësve, konfirmuan se firma është e tyre dhe se e kanë firmosur formularin.

“Nuk kontaktova dot me te gjithe. Fola me mbi 100 delegatë. Sipas numrave që pashëe janë 56% e delegatëve të degës 7 dhe 58% të degës 5 kanë firmosur për kuvendin e datës 11. Këto numra tregojnë qartë se kuvendi i datës 11 është legjitim. Unë jam i detyruar të shkoj, sepse nëse demokratët vendosin, unë absolutisht do të shkoj”, është shprehur Shehaj./albeu.com/


Shtuar 23.11.2021 19:31