Shkoi si vëzhgues zgjedhjesh në Malin e Zi, deputeti shqiptar kthehet në hero, shpëton foshnjën në lumë

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Suedisë, Adnan Dibrani, në Mal të Zi shkoi si pjesë e misionit vëzhgues të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës që pasi ditën e zgjedhjeve presidenciale në Mal të Zi.

Ai ndoshta mendoi se ishte detyra e tij e vetme gjatë vizitës së tij në Podgoricë, por megjithatë, misioni i tij të hënën doli të ishte dukshëm më i madh se aq, raporton gazeta malaziase ‘Pobjeda’.

Adnani ndihmoi në shpëtimin e një foshnje, të cilën e nxorën nga lumi Moraça i ftohtë, punonjësit e ‘Zelenilit’, Aldin Ibrahimoviq, Almur Mujak dhe Shpejtim Demaj.

Fal guximit, qetësisë, por edhe njohurive që ka si prind i tre fëmijëve të mitur, Adnani nxori ujin nga mushkëritë e foshnjës dhe praktikisht e ‘ringjalli’.

Ai në intervistë për gazetën ‘Pobjeda’ ka thënë se nuk besonte se do t’ia dilte.

‘Po e kaloja urën dhe shikova drejt ujit kur pashë një grua dhe një fëmijë që notonin në lumë. Disa djem të tjerë erdhën, zbritën në lumë dhe nxorën foshnjën nga uji. Ndërsa të tjerë thirrën një ambulancë. Vrapova drejt tyre dhe pashë që po mbanin në krahë foshnjën, e cila nuk kishte shenja jete. Meqenëse kam një fëmijë të vogël në shtëpi, e dija çfarë të bëja në situatë të tillë’, tha Adnani.

Ai kishte frikë se ishte tepër vonë, por nuk u dorëzua.

‘E mora foshnjën prej tyre dhe u përpoqa të bëja atë që di, sa më mirë që mundem, e shtrëngova foshnjën, dhe ia nxora ujin nga mushkëritë. Kur e dëgjova të qartën e tij, nxitova te urgjenca dhe ia dorëzova foshnjën’, thotë Adnani.

Ai tregon se foshnja kishte qenë në lumë për disa minuta.

‘Vetëm shpresoja që fëmija të fillonte të merrte frymë. Dhe kur dëgjova britmën e tij, më dha energji shtesë për t’ia dalë mbanë që ta shpëtoj’, tha Adnani. ‘Do të përqafoj fëmijët e mi, dhe në mendjen time shpresoj që foshnja së shpejti të jetë sërish e shëndetshme me prindërit e tij’.

Të dielën janë mbajtur zgjedhjet presidenciale në Mal të Zi.

Adnan Dibrani që është nga Mitrovica, ka migruar në Suedi në vitin 1992 si 7-vjeçar. Ai është deputet i Parlamentit të Suedisë nga radhët e Socialdemokratëve.

Dibranin e ka përgëzuar deputeti i Malit të Zi, Andrija Nikoliq, në ‘Tëitter’.

‘Vjen si i dërguar i Suedisë që të monitorosh zgjedhjet në Mal të Zi e kthehesh në shtëpi si hero. Adnan Dibrani, Mali i Zi do të mbajë në mend për veprën e mirë që bëtë, duke ia shpëtuar jetën foshnjës së bashku me punonjësit trima të Zelenilit’, ka shkruar Nikoliq.


Shtuar 20.03.2023 22:00