Shkoi në Britani për funeralin e gjyshit, Princi Harry përjashtohet nga mbledhja familjare

Princi Harry nuk do të lejohej të merrte pjesë në asnjë mbledhje familjare para ose pas varrimit të Princit Philip, sipas një eksperti mbretëror i cili shpjegoi dhe arsyen.

Periudha e karantinës së Princit Harry do ta skualifikonte atë për të shkuar në ndonjë mbledhje mbretërore gjatë ditëve të ardhshme, ka paralajmëruar një ekspert. Varrimi i Princit Philip të Shtunën 17 Prill ka ngjallur pyetje nëse anëtarët e familjes mund të takohen para ose pas ceremonisë zyrtare. Autorja mbretëror Victoria Murphy u bashkua me podcastin Royally Obsessed për të shpjeguar se çfarë do të thoshte kjo për Dukën e Sussex.

Ajo u tha dëgjuesve: “Ka pasur spekulime se ata mund të bashkohen para ose pas varrimit.

“Por, sigurisht, për shkak të Covid ata nuk duhet të bashkohen fare. Takimet e asaj madhësie nuk lejohen përveç për një funeral. Takimet janë të kufizuar në dy familje dhe gjashtë vetë, përveç nëse është për gjëra specifike”.

Zonja Murphy vazhdoi: “Gjithashtu ka dhe një situatë me Harryn, ku ai supozohet të jetë në karantinë përveç kur është në varrim. “Ai ka fluturuar këtu dhe i lejohet që, për arsye të dhembshurisë, të marrë pjesë në shërbimin e varrimit. Por ai supozohet të jetë në karantinë në ato ditë dhe në vazhdim. Kështu që ai nuk duhet të kalojë kohë me askënd.”

Pra arsyeja përsë Harry nuk do të jetë pjesë e mbledhjeve para apo edhe pas varrimit të princit Philip është sepse ai supozohet të kalojë 10 ditë në karantinë dhe përjashtimi është bërë vetëm për ditën e varrimit!

Shtuar 16.04.2021 11:04