Rrezikon burgun, Adriatik Llalla bëhet “i gjallë” në SPAK

Pas shumë kohe “zhdukjeje”, ish-kryeprokurori Adriatik Llalla është shfaqur për herë të parë në SPAK.

Rikujtojmë se SPAK ka kërkuar 2 vite burg për Llallën, dhe përjashtimin me 5 vite burg nga sistemi i drejtësisë.

Ish-prokurori në rast se do të dënohet do të vuajë vetëm 1.4  vite burg duke qenë se përfiton nga gjykimi i shkurtuar.

Në hyrje të SPAK, Llalla vendosi që të mos bënte asnjë koment për mediat, ndërkohë që në seancën e sotme do të realizohet mbrojtja e tij. /albeu.com/

 

 

 

Shtuar 16.04.2021 11:04