Një 48-vjeçare në Shkodër, është raportuar e zhdukur. Ka qenë i biri 21-vjeçar, i cili ka bërë denoncim në polici, për nënën e tij që është larguar nga banesa.
Policia thotë se po punohet për gjetjen e saj.
“Më datë 18.06.2024, shtetasi A. Rr., 21-vjeç, ka kallëzuar se është larguar nga banesa, nëna e tij, shtetasja M. Rr., 48-vjeçe. Punohet për gjetjen e 48-vjeçares”, thuhet në njoftim.