Aksident i rëndë në Shijak, 4 të plagosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e ditës së sotme në aksin rrugor Shijak-Hardhishtë.

Dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën.

Si pasojë e këtij aksidenti ka mbetur e plagosur drejtuesja e njërit prej makinave si dhe 3 pasagjerë që ndodheshin në makinë me të. Fatmirësisht ata janë jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Me datë 31.10.2021, rreth orës 16:50, në aksin rrugor Shijak-Hardhishte është përplasur mjeti tip “Audi” me drejtues shtetasin E. P., me mjetin tip “Golf” me drejtuese shtetasen O. Ç, si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesja e mjetit dhe 3 pasagjerë të tjerë që ndodheshin në mjetin tip “Glof”, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit./albeu.com/


Shtuar 31.10.2021 17:34