Shkëmbimi i “çmendur” mes Realit dhe Bayern (FOTO LAJM)

Real Madrid dhe Bayern Munich ndoshta në verë do realizojnë shkëmbim të lojtarëve.

Sipas Marca, Lucas Vazquez do kalojë te Bayerni, derisa David Alaba te “Los Blancos”, transmeton lajmi.net.

Marrëveshja mes Alaba dhe gjigantit spanjoll do kompletohet në javët në vijim, derisa “Bavarezët” shihen si destinacion i ri për spanjollin, kontrata e të dyve skadon në verë.

Gazetari italian Fabrizio Romano, kishte lajmëruar se marrëveshja mes Realit dhe austriakut është arritur, por kontrata ende nuk është nënshkruar.

Ndërsa, Vazquez këtë edicion ka qenë në top formë duke zhvilluar 28 ndeshje si titullar dhe vërtet i rëndësishëm për “Galaktikët” në edicionet e fundit.


Shtuar 31.03.2021 18:16

Tags: ,