Barcelona dhe Atletico Madrid janë duke tentuar të bëjnë një marrëveshje për kalimin e Alvaro Morata te katalanasit.
Juventusi me shumë mundësi nuk do ta blejë sulmuesin spanjoll, që duhet të kthehet pas në Madrid.
Në Spanjë raportojnë se drejtori sportiv i katalanasve, Mateu Alemany, dhe CEO i Atletico Madrid, Gil Marin, janë takuar ditën e sotme.
Ata kanë negociuar që të shkëmbejnë Antoine Griezmann me Morata. Kështu, Barca merr sulmuesin spanjoll falas dhe nga ana tjetër Atletico nuk paguan për francezin që të nënshkruajë përfundimisht. /h.ll/albeu.com