Shkëlzeni dhe Armina “djegin” shaminë e beqarit, detajet nga dasma tradicionale me “elementë” VIP

Blogerja e famsme Armina Mevlani është një ndër personazhet më të pëlqyer të showbizit shqiptar.

Në emisionin “Goca dhe Gra” Armina ka zbuluar se tashmë “beqarisë” së saj i ka ardhur fundi duke bërë publike se ajo dh djali i kreut të PD, Shkëlzen Berisha do të martohen në fund të shtatorit.

“Unë i kam shpërndarë ftesat, kam filluar. Duhet të martoheshim në 2020, por kishim pandeminë. Është në fund të shtatorit, por datën do ta zbulojmë pak më vonë. Ta lëmë pak si telenovelë”, tregoi Armina.

Ajo tha se fustanet që do të veshë gjatë dasmës i ka gati që prej vitit 2020. Armina tregoi se Vivienne Westwood ka qepur një fustan enkas për të. “Fustanet e shkreta kanë qenë që 2020. Njëri prej tyre është bërë nga një stiliste e imja e preferuar dhe është enkas për mua, nga Vivienne Westwood. Tjetri është bërë nga një stilist shqiptar”, tha Mevlani. “Panorama” ka zbuluar detaje të tjera ekskluzive nga ceremonia.

Ceremonia do të zhvillohet në periferi të Tiranës dhe është organizuar në trajtën e një koktejli. Shkëlzeni dhe Armina kanë zgjedhur një dasmë tradicionale në çdo detaj të tyre. Menyja e përzgjedhur është tradicionale shqiptare, madje edhe pijet do të jenë prodhim i vendit tonë. Armina dhe Shkëlzeni do të lidhin martesë në rreth 200 të ftuar. Natyrisht që shumë të ftuar VIP do të jenë në dasmën e tyre personazhe nga bota e artit, kulturës, dhe figura të politikës. Moderatorja e njohur ka zgjedhur 3 fustane për dasmën e saj. Teksa njëri është një krijim i Vivienne Westwood enkas për të. Një krijim i personalizuar me stilin e blogeres, që me aq sa dimë, do të ketë disa detaje nga veshja e famshme që Armina Mevlani kishte në Festivalin e Kanës disa vite më parë.

Në të njëjtën linjë do të jetë edhe fustani i saj i nusërisë. Ndërkohë për 2 fustanet e tjerë, Armina ia ka besuar krijimit të stilistit shqiptar. Ceremonia mes miqve dhe të afërmve do të mbahet në ambientet e jashtme të resortit, ku çifti ka përzgjedhur muzikë shqiptare për të festuar.

Dasma e blogeres dhe djali të kreut të Partisë Demokratike vjen në prag të 10-vjetorit të lidhjes së tyre. Në këtë marrëdhënie afatgjatë, ata kanë preferuar që t’i bëjnë të gjitha hapat tradicionalisht. Vite më parë, dyshja bëri edhe një ceremoni fejese me familjarët e afërt. Ndaj edhe dasma e tyre nuk kishte se si mos të kishte të njëjtën linjë.