Barcelona gati të sigurojë të ardhmen, Gavi pritet të rinovojë me katalanasit

Barcelona është e bindur për të siguruar të ardhmen e skuadrës, teksa do t’i ofrojë një prej elementëve të saj edhe rinovimin e kontratës.

Gavi është shndërruar në një element kryesorë në formacionin e Xavi Hernandes, dhe në këtë mënyrë drejtuesit do ta “blindojnë” atë.

Sipas gazetarit Fabrizio Romano, Gavi tashmë është i gatshëm për të vazhduar kontratën me Barcelonën.

Sipas tij, bisedimet po kalojnë në fazat finale dhe Barça nuk është e shqetësuar për raportimet që e lidhin spanjollin me klubet tjera.

Kontrata aktuale e 18-vjeçarit skadon më 30 qershor 2023.

Shtuar 11.09.2022 14:32