Shkelje e barazisë në tendera, Rakip Suli shkon në SPAK: Ditë e bukur sot!

Kryebashkiaku i Kamzës, Rakip Suli është paraqitur në SPAK ditën e sotme, 6 nëntor.

Ai akuzohet për korrupsion dhe shkelje të barazisë në tendera.

Suli i është përgjigjur kështu thirrjes së dytë nga SPAK.

Teksa hynte në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, kryebashkiaku nuk ka ndaluar të flasë për mediet, por ka thënë vetëm “Ditë e bukur sot!”

SPAK po kryen hetime ndaj kryebashkiakut dhe zyrtarëve të bashkisë të cilët akuzohen për “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, “Shpërdorimi i detyrës”, “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike./Albeu.com


Shtuar 6.11.2023 10:40