Shkatërrohet një plantacion kanabisi në Belgjikë, arrestohet 39-vjeçari shqiptar

Një plantacion kanabisi është shkatërruar ditën e sotme në Hebronlaan në Kraainem, në Belgjikë.

Gjatë këtij aksioni autoritetet bëjnë me dije se kanë vënë në pranga një 39-vjeçar shqiptar.

Gjithashtu janë gjetur tetë thasë të vendosur buzë rrugës, por që ishin mbetje të kanabisit.