Një miliard lira turke (55 milionë euro) është llogaritur vlera e krimit të bandës “Totobo”, e cila kryente operacionet e saj me baste të paligjshme në Turqi, Gjermani dhe Maqedoni, sipas mediave turke.
Falë një operacioni 8 mujor të Policisë së Stambollit, 59 persona janë arrestuar ndër to dhe krerët e bandës.
Sipas Policisë turke operacioni vazhdon dhe është është një nga operacionet më të mëdha të kryer kund goditjes së basteve të paligjshme.
Ekipet e policisë së Stambollit nga departamenti i krimit kibernetik kanë kryer dje operacione të koordinuara në 8 qytete. Gjithashtu u ndalua edhe kreu i bandës, Ozkan G.
Pas monitorimit të llogarive të anëtarëve të bandës, u konstatua se për një periudhë rreth një vjeçare, ata kryenin një xhiro prej 1 miliardë lirash, të cilat dërgoheshin jashtë vendit, kryesisht në Maqedoninë e Veriut në formën e kriptomonedhave.
Autoritetet turke dyshonte se një pjesë e këtyre parave kishin përfunduar tek anëtarët e një organizate terroriste./albeu.com