Shkatërrohet ferma e kanabist me vlerë 163 mijë paund në Skoci, pranga 28-vjeçarit shqiptar

Policia skoceze ka shkatërruar një fermë kanabisi në qendër të Greenock dhe ka arrestuar një shqiptar.

Oficerët që hynë në ambientet e ish-zyrës në rrugën Nicolson thonë se sekuestruan bimë kanabisi me vlerë 163,000 £ si rezultat i operacionit të udhëhequr nga inteligjenca.

I arrestuari është një 28-vjeçar shqiptar i identifikuar si Bledjan Buçi.

Shqiptari akuzohet për prodhim dhe shpërndarje të kanabisit si dhe vjedhje të energjisë elektrike.

Bastisjet u kryen në 1 janar pas një njoftimi.

Një zëdhënës i Policisë së Skocisë konfirmoi: “Ne u informuam për rritjen e kanabisit në një pronë në rrugën Nicolson në Greenock rreth orës 18:00 të së dielës, 1 janar.”

“Kanabisi është vlerësuar në rreth 163,000 £. Një 28-vjeçar është arrestuar dhe akuzuar në lidhje me fermën”./Albeu.com/


Shtuar 12.01.2023 10:09