Autoritetet greke kanë goditur një grup të trafikut të drogës nga Shqipëria për në shtetin helen.
Një grup i trafikut të drogës nga Shqipëria në Greqi është goditur nga autoritetet fqinje dhe janë sekuestruar më shumë se 30 kilogramë drogë.
Policia e Komotinisë dhe Aleksandroupolit në Rodopi ka ndaluar dy automjete, ku në njërin ka gjetur 44 pako me 32 kg e 50 gram marijuanë, në një vend të improvizuar në tavanin e mjetit.
Sipas mediave greke, mjeti i dytë shërbente për të kontrolluar rrugën.
Në pranga kanë rënë tre shqiptarë, mes tyre edhe një grua. /albeu.com