Shkatërrohet banda në Austri, sekuestrohen 1.3 kg kokainë, në pranga edhe shqiptarë

Policia e qarkut Güssing zhvilloi një operacion të madh antidrogë në Austri. Rreth 1.3 kg kokainë janë kapur pas operacionit, ndërsa pesë persona me origjinë austriake, siriane dhe kosovare janë arrestuar.

Transporti i kokainës ishte planifikuar të kryhej nga Holanda nëpërmjet Belgjikës dhe Gjermanisë për në Austri.

Më pas, 22 blerës droge nga rrethet e Güssing, Jennersdorf, Oberëart, Styria Juglindore dhe Hartberg/Fürstenfeld u hetuan dhe u raportuan sipas Aktit të Narkotikëve.

“Nuk ishte e qartë që në fillim se çështja do të merrte përmasa të tilla”, shpjegon komandanti i policisë së qarkut Ewald Dragosits.

Hetimet kishin filluar që në verën e viti 2022 pas informacioneve të marra në rrugë operative.

Kur policia e ndaloi makinën në dalje të autostradës në Ilz të Styrias, rreth 1.3 kilogramë kokainë u kapën në një qese të mbështjellë me plastikë.

Vlera e drogës arrinte në 260 mijë euro shpjegon komandanti i policisë së qarkut Eëald Dragosits. Pesë të akuzuarit ndodhen aktualisht në paraburgim në burgun e Jakominit në Graz./Albeu.com/


Shtuar 14.02.2023 17:35