Autoritetet italiane kanë çmontuar bandën italo-shqiptare të trafikut të drogës në Bergamo.
Për pasojë janë arrestuar 43 persona, anëtarë të bandës.
Nga operacioni në fjalë janë sekuestruar mbi 4 milionë euro, që dyshohet se burojnë nga aktiviteti kriminal i trafikut të drogës.
Mësohet se arrestimet janë bërë në kuadër të një operacionu kundër krimit të organizuar, që ka çuar në ekzekutimin e 43 masave sigurie në Itali, Shqipëri dhe vende të tjera europiane
Detajet për mega operacionin anti-drogë do të jepen gjatë një konference për shtyp nga prokurori i Bergamos , në orën 12.30 në gjykatën e Bergamos , në lidhje me Agjencinë Evropiane për Bashkëpunim Gjyqësor Penal (Eurojust) dhe Autoritetin Gjyqësor Shqiptar.
Pas pak pritet një komunikatë nga SPAK.
/albeu.com/