Shkatërrohet banda e “skifterave” në Itali, tre shqiptarë të arrestuar

Tre të rinj nga moshat 23-28 vjeç janë arrestuar nga policia italiane, si pjesë e një grupi të ashtuquajtur “Banda Rolex”, të cilët ishin të të përfshirë në grabitje të ndryshme.

Të rinjtë u arrestuan në ekzekutim të një urdhri sigurie të lëshuar nga gjyqtari hetues i Gjykatës së Triestes për pjesëmarrje në disa prej grabitjeve të kryera nga banda, veçanërisht ato të kryera më 23 dhjetor 2021, 4 dhe 5 shkurt 2022.

Të tre masat u ekzekutuan në orët e para të 21 nëntorit në bashkëpunim me Skuadrat Fluturuese Pistoia, Monza dhe Brianza dhe gjithashtu bënë të mundur sekuestrimin e materialit të konsideruar të dobishëm për hetimet, shkruajnë mediat italiane.

Në të njëjtin operacion, nga delegacioni i Prokurorisë Publike të Triestes, u kryen kontrolle në shtëpi edhe ndaj dy personave të tjerë, po shtetas shqiptarë, njëri banues në provincën e Monzas dhe Brianzas dhe tjetri në Trieste, të akuzuar për vjedhjen e disa orave të çmuara. Gjithashtu janë sekuestruar disa aparate celularë.

Kujtojmë se nga kjo bandë janë arrestuar më 16 maj edhe pesë persona të tjerë: një shtetas italian, një shtetas zviceran dhe tre shqiptarë.


Shtuar 23.11.2023 17:21