E rëndë, bie aksidentalisht nga kati i nëntë, vdes 40-vjeçari në Durrës

Një ngjarje e rëndë ka nddhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Durrësit, ku një 40-vjeçar ka rënë aksidentalisht nga kati i nëntë i pallatit ku jetonte dhe pr psojë ka ndërruar jetë.

I.M 40-vjeç ka humbur jetën menjëherë, pasi ka rënë nga kati i nëntë i banesës ku jetonte.

Njoftimi:

Në lagjen nr. 1 Durrës, dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga kati i nëntë i pallatit ku banonte, shtetasi I. M., rreth 40 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje.

 


Shtuar 23.11.2023 17:25